Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Çfarë është “SPOK”?/ Sëmundja e pashërueshme që i shkaktoi vd*kjen Fatos Nanos

    November 3, 2025
    Albanian Prime Minister and Chairman of the Ruling Socialist Party Fatos Nano announces his resignation from all his state and party duties, Tirana, Albania, 01 September 2005. EPA/ARMANDO BABANI

    TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano u shua në moshën 73-vjeçare, më 31 Tetor pasi vuante nga një problem kronik respirator.

    Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike. SPOK, (COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet, por jo të shërohet.

    Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve të.frymëmarrjes.

    Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

    SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

    Në vendin tonë kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës. Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

    Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes, janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt mbi 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

    Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit./Radar.al 

    Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike SPOK Vdes Fatos Nano
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026

    Aksident në ByPass-in e Vlorës, makina përplas tufën me dhi, plagoset bariu, ngordhin disa krerë

    April 29, 2026

    Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, akuza për kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.