Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Çështjet administrative të regjistruara në Gjykatën e Lartë shënuan rritje

    March 19, 2025
    Çështjet administrative të regjistruara në Gjykatën e Lartë shënuan rritje

    Funksionimi i Gjykatës Administrative të Apelit me trupë të plotë gjatë vitit 2024 duket se ka sjellë si efekt zinxhir rritjen e numrit të çështjeve që regjistrohen “për të vijuar betejën” në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit raportoi se çështjet e reja u rritën me 58% gjatë vitit të shkuar krahasuar me vitin 2023.

    “Edhe pse krahasimisht në ulje me prurjet e viteve 2019-2020 (përkatësisht me 63% dhe 26%), për herë të parë kemi një ndryshim kaq të madh në numrin e çështjeve të reja administrative të përcjella pranë Gjykatës së Lartë.

    Krahasuar me vitin 2022 si viti me numrin më të ulët të çështjeve të reja administrative të regjistruara, kjo rritje llogaritet me 133%. Një rritje e tillë mund t’i atribuohet funksionimit tashmë të Gjykatës Administrative të Apelit me trupë të plotë gjyqësore prej 13 gjyqtarësh dhe rritjes së volumit të vendimmarrjes atje “nënvizon Gjykata e Lartë në raportimin e saj vjetor.

    Referuar statistikave të kësaj Gjykate në rritje më të lehtë kanë qenë edhe çështjet civile të regjistruara pranë saj. Konkretisht kjo rritje ishte me 8% në krahasim me vitin e kaluar 2023.

    “Nëse krahasohen me vitin 2022 numri i çështjeve të reja të regjistruara në vitin 2024 është 2% më shumë se në vitin 2022 dhe 38% më pak se në vitin 2021. Krahasuar me vitin 2019 dhe 2020 kjo përqindje është përkatësisht 70% dhe 36% më pak” thuhet në dokument.

    Sipas dokumentit çështjet penale qëndrojnë pak a shumë konstante në prirje kryesisht në rënie, me një ulje të lehtë prej 7% në krahasim me vitin 2023 dhe 16% në krahasim me vitin 2022. Në krahasim me vitin 2019, ulja llogaritet me 30%.

    Në total çështjet administrative të regjistruara në vitin 2024 zënë një volum prej 35% të ngarkesës së gjykatës, çështjet civile zënë një volum prej 33% ndërsa ato penale zënë një volum prej 32%./MONITOR

    Kjo deklaratë e Ledionit zbulon fituesin e BBV4?

    Çështjet administrative gjykata e larte
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.