TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur paraditen e sotme sa i takon problematikave të hasura gjatë procesit të votimit nga diaspora.
Celibashi deklaroiu se në KQZ deri më tani kanë mbërritur vetëm 7 denoncime nga votues që nuk kanë arritur të marrin fletën, ndërsa në total për procesin janë regjistruar 156 raste problematike.
FJALA E CELIBASHIT:
Që prej 2001 kur jam angazhuar me zgjedhjet kam vlerësuar që reputacionin dhe integritetin e ODIHR. Çdo gjë që ata thonë, për mua qëndron.
Nuk e dinë sesi janë zgjedhësit që ankohet për procesin e votimit nga jashtë. Nëse dikush ka shqetësime, ka vetëm një mënyrë për ta adresuar. Ta depozitojë në KQZ përmes llogarisë që ka në PER. Në KQZ janë vetëm 7 votues që janë deklaruar se nuk kanë marrë fletën e votimin. Ndërsa numri i total i atyre që kanë problematika 156.
DHL ka detyrimin të mbajë në zyrat e saj zarfet që ka mundur tua dërgojë votuesve apo votuesit nuk kanë arritur ta marrin, deri më 8 maj./Radar.al
Shkuan në Shkodër për pushime, amerikani pasi m*sakroi gruan turisti preu damarët
20-vjeçari shqiptar humb jetën pas aksidentit me motor në Itali

