Policia Kufitare ka parandaluar një tentativë trafikimi narkotikësh në kufirin e gjelbër me Greqinë, ku janë sekuestruar 20 pako me kanabis me një peshë totale prej 32.3 kg. Ngjarja ndodhi në fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, ku dy shtetas po transportonin çanta të dyshuara për lëndë narkotike.
Kur kanë vërejtur policinë, ata e kanë braktisur ngarkesën dhe janë larguar në thellësi të kufirit, duke shpëtuar nga kapja. Pas kontrollit të çantave, grupi hetimor ka konstatuar pako me kanabis.
Njëri prej autorëve është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, ndërsa punët për kapjen e tij dhe zbardhjen e të gjithë ngjarjes vazhdojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.