Ish-reperi i njohur si Fero, mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar special në “BBVK” përgjatë fjalës së tij ceku pak dhe çështjen e besimit.
Të gjithë tashmë e dimë që zgjedhja më e fundit e Feros ishte përkushtimi ndaj fesë, kjo dhe arsyeja pse artisti u distancua nga bota e muzikës që dikur shprehej se për të në këtë fushë nuk ka konkurrencë. Ndërsa sot Fero muzikën e konsideron haram.
Duke qenë se njihet si një mysliman i devotshëm, aktori i njohur që është dhe banor i “BBVK”, Rezart Veleshnja nuk ngurroi t’i merrte mendimin Feros për vajzat me shami të cilat reklamojnë jetën e luksit dhe dëgjojnë muzikë.
“Çfarë mendimi ke për atë Hatin që del nëpër internet? Unë për shembull nuk e pranoj atë, unë jam praktikant për vete. Sepse ajo këndon këngë me tekste që ti e di shumë mirë se si janë” i drejtohet Rezarti Feros.
“Me tregu drejtë, i kam pa disa gjeste të pahijshmetë saj. Po unë nuk kam qejf ta paragjykoj atë. Të flasim drejtë ajo është një vajzë e mbuluar dhe është e vështirë mbulesa në ditët e sotme. Shumica e femrave nuk e shohin dot veten në këtë pjesë. Dua të them se nëse ajo ka gabime, unë s’du tia shikoj gabimet asaj as askujt. Thjesht, mirë është të mos paragjykojmë. Secili e ka për vete ç’ka do që bën. Edhe ai që beson, edhe ai që s’beson secili e ka për vete” ishte përgjigja e Feros.


