Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey, reagon në rrjetet sociale mes shqetësimit të lidhjeve të afërta të Justin me reperin famëkeq Diddy.
Imazhe të kohëve të vjetra po qarkullojnë në rrjet ku bashkëshorti i saj Justin Bieber shihet pranë Sean ‘Diddy’ Combs i cili u arrestua me dhjetra akuza trafiku, prostitucioni e abuzimesh seksuale, të cilat deri tani ai i mohon.
Sot Hailey postoi një foto në Instagram ku Justin ngre dy gishta në formë ofendimi ndaj kritikave.
Për 53.6 milionë ndjekësit e saj, Hailey shkruante: “Mood” (Humori)
Para nisjes së telasheve për Diddy Combs muajin që shkoi, Justin Bieber, tashmë 30 vjeç, merrte pjesë në albumin e fundit të maniakut të arrestuar.
Ndërsa më herët Bieber shkruante në rrjet: “Shkova në zyrën e vëllait tim Diddy për t’i dhënë këngën që kisha shkruar për të, por nuk ishte e mirë”.
Kritikët thonë se ka shumë pak gjasa që Bieber të mos ketë ditur për abuzimet e rënda seksuale të reperit të vjetër, duke parë “dashurinë” që i shprehte shpreh në postime.
Por tani Justin thotë se është “shumë i trazuar për lajmet mbi Diddy” , siç ka thënë një përfaqësues i tij në shtator.
Burime të afërta me Justin, i cili së fundi festoi lindjen e të birit Jack me gruan Hailey, thonin se është shumë i lumtur për lindjen e Jack dhe se do të fokusohet vetëm te familja.
Por ai nuk i largohet dot zhurmave për lidhjet e afërta me Combs të nisura që kur ai ishte 15 vjeç dhe hyri në industrinë e muzikës bashkë me këngëtarin Usher, të cilët kishin si mentor karriere të akuzuarin per trafik njerëzor dhe prostitucion.


