Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bujqësia, 2.4 mln euro për një sistemin e ri të raportimit të të dhënave nga fermat

    August 22, 2024

    Fermerët të regjistruar si persona fizikë apo juridikë në vend do të raportojnë të dhënat e tyre online në një sistem që parashikohet të ngrihet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

    Në një procedurë prokurimi të çelur në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik parashikohet në objekt kontrate “Ngritja e sistemit të analizës dhe procesimit të të dhënave të fermave tips sipas FADN-së për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural” procedurë e cila po zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

    Fondi limit i procedurës është 239 milionë lekë apo rreth 2.4 milionë euro. Sistemi i ri parashikohet që të mbledhë të dhëna mbi prodhimin. Shitjet, stoqet dhe elementë të ngjashëm që sipas ministrisë do të ndikojnë në vendimmarrje dhe politika të sektorit.

    “Të dhënat e FADN janë të harmonizuara në të gjitha vendet pjesëmarrëse, duke e bërë atë një burim të vlefshëm për formulimin e politikave. Të dhënat e kontabilitetit nga fermat komerciale ndihmojnë në hartimin e politikave dhe standardeve që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë.

    Të dhënat e mbledhura zakonisht përmes këtij instrumenti përfshijnë: vlerën e prodhimit të të korrave, stoqet, shitjet dhe blerjet, kostot e prodhimit, aktivet, detyrimet, kuotat e prodhimit dhe subvencionet. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka bërë tashmë një punë të gjerë në përgatitjen e krijimit të FADN.

    Një nga komponentët kryesorë të FADN është dhe ngritja e një sistemi që mbështet mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave. Sistemi do të ndihmojë që informacioni te jete i saktë dhe i përditësuar, si dhe të mblidhet dhe raportohet, duke ofruar një burim të vlefshëm për vendimmarrësit” thuhet në dokumente.

    Operatori që do të fitojnë garën dhe do të kontraktohet duhet të arrijë disa rezultate sa i takon projektit. Të tilla janë:

    • Përcaktimin inteligjent te kampionit (njohur ndryshe edhe si përzgjedhja e Sample në kuptimin statistikor) te fermave për te cilat mblidhen te dhënat; Ndërtimin e pyetësorit qe do të plotësohet për fermat e përzgjedhura;
    • Mbledhjen e të dhënave;
    • Verifikimin e të dhënave;
    • Raportimin e të dhënave bazuar ne standardet e përcaktuara nga FADN;
    • Zhvillimi i moduleve për pritjen dhe trajtimin e aplikimeve të masave të investimeve nga e-Albania për përfitimet nga programi i mbështetjes financiare;
    • Integrimi i teknologjisë Remote Signing Service (RSS) për të mundësuar nënshkrimin elektronik dhe ndërmjet roleve në sistem;
    • Zhvillimi i ndërveprimeve me sisteme te tjerë;
    • Sigurimi, instalimi dhe konfigurimi i infrastrukturës hostuese te sistemit;
    • Dokumentimi i zgjidhjes;
    • Trajnime për përdoruesit dhe administratoret e sistemit;
    • Procesi i mirëmbajtjes./MONITOR
    Bujqesia fermat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.