Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

    June 8, 2025

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë.

    Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, Broja deklaroi se kjo ishte një mundësi e humbur për kuqezinjtë të cilët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë fitoren.

    Sa i përket penalltisë së Manajt ai u shpreh se gjuajti shumë mirë por e priti portieri.

    “Serbia është ekip i vështirë, shumë fizik. Kishim disa raste për të shënuar. Kishim edhe një moment shumë të madh nga penalltia. Në pjesën e dytë u futëm disi të mërzitur, por luajtëm më mirë.

    Nuk kanë bërë shumë aksione, patën raste nga krosat. Luajtëm më mirë se ata, me këtë paraqitje duhet të merrnim 3 pikë. Na mungoi vetëm goli. Kemi bërë gjithçka mirë. Kemi pasur shumë raste, kemi goditur portën. Na mungoi vetëm goli sot, kemi pasur shumë raste shënimi.

    Kemi grup super, të gjithë çunat janë të mirë dhe lojtarë të mirë. Jemi bashkuar shumë më shumë si ekip. Unë jam sulmues, trajneri ndërton ekipin dhe më tha se kishte më shumë hapësira në krahun e djathtë.

    Unë dua të jem një lider i skuadrës, që të jap maksimumin gjithmonë, unë di ti luaj të 3 pozicionet. Kam qejf të bëj diferencën me topin. Isha pak i mërzitur me veten, duhet të krijoja më shumë shanse.  

    Manaj është superlojtar. Kjo gjë i ndodh çdo lojtari, i ka ndodhur edhe Ronaldos dhe Messit. E gjuajti shumë mirë penalltinë, por e priti portieri. I thamë Manajt të mos mërzitej.  

    Me shanset që kishim, duhet të bënim gol dhe të fitonin ndeshjen”, u shpreh Broja.  

    broja Manaj serbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    April 23, 2026

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    April 23, 2026

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.