Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve. Përcakohet data (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Britney Spears bën lëvizjen e çuditshme, artistja fshin llogarinë e saj në Instagram

    November 3, 2025
    Britney Spears

    SHBA– Artistja me famë botërore, Britney Spears ka fshirë llogarinë e saj personale në Instagram, pas postimeve që kishin shkaktuar shqetësim tek fansat e saj dhe një përballjeje publike me ish-bashkëshortin e saj, Kevin Federline.

    E gjitha kjo në lidhje me atë që ai zbulon për martesën e tyre në librin e tij të ri. Prej ditës së djeshme, 2 Nëntor 2025 profili i Spears në Instagram nuk është më i arritshëm. Konkretisht, kur kërkoni emrin e llogarisë së saj, shfaqet një mesazh që thotë “profili i padisponueshëm”.

    Fshirja erdhi pas javësh shqetësimi nga fansat për postimet e saj të çuditshme dhe të ngarkuara emocionalisht. Konkretisht, Britney Spears postoi video të saj duke kërcyer në dhomën e saj të ndenjes, por i çaktivizoi komentet, ndërsa mbishkrimet e saj përmbanin referenca misterioze për dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jaden James.

    Në një video që postoi më 7 tetor, Spears u shfaq me mavijosje në duar dhe fasha në kyçe. Në mbishkrim, ajo shpjegoi se kishte rënë nga shkallët, ndërsa përmendi gjithashtu se djemtë e saj ishin kthyer në Hawaii, ku jetojnë me babanë e tyre. “Djemtë e mi u detyruan të largoheshin dhe të ktheheshin në Maui.”– shkroi ajo.

    “Kështu shprehem dhe lutem përmes artit. Nuk dua shqetësimin apo mëshirën tuaj, dua vetëm të jem një grua e mirë dhe të shërohem. Dhe kam mbështetje të jashtëzakonshme, kështu që kalofshi një ditë të mbarë. Rashë nga shkallët në shtëpinë e një shoqeje. Ishte e tmerrshme. Shpatulla ime del herë pas here, nuk jam e sigurt nëse është thyer, por tani për tani është ‘kthyer’ përsëri në vend. Faleminderit Zotit.“- shtoi ajo./Radar.al

    Britney Spears instagram
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

    July 21, 2026

    Ukraina lëshon mbi 200 dronë në Rusi, godet disa rajone. Kundërsulmon Moska, 4 të vdekur në 24 orë

    July 21, 2026

    Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve. Përcakohet data (EMRAT)

    July 21, 2026

    Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.