Një ministër i Mbretërisë së Bashkuar ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit se Irani mund të godasë Londrën, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vlerësim zyrtar që e mbështet këtë skenar.
Sekretari i Strehimit, Steve Reed, u shpreh qartë:
“Nuk ka vlerësim specifik që Teherani po synon Mbretërinë e Bashkuar ose që madje mund ta synonte nëse do të donte”.
Deklarata e tij vjen pasi ushtria izraelite pretendoi se Irani disponon armë me rreze veprimi deri në 4 mijë kilometra, çka teorikisht do ta vendoste Britaninë brenda mundësive të goditjes.
Ndërkohë, tensionet janë rritur pas raportimeve se Irani ka shënjestruar një bazë të përbashkët ushtarake SHBA–Britani në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, rreth 3.800 kilometra larg territorit iranian.
Përshkallëzimi në rajon vijon që prej ofensivës së përbashkët të Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, ndërsa situata mbetet e tensionuar me sulme të ndërsjella në disa fronte, përfshirë Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit.


