Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pushimet verore/ Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës

    90-vjeçari italian mbeti i ve, 50 vjeçarja shqiptare i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi (DETAJET)

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Brigitte ka lindur burrë”/ Çifti presidencial francez padit për shpifje influenceren amerikane

    July 24, 2025
    "Brigitte ka lindur burrë"/ Çifti presidencial francez padit për shpifje influenceren amerikane

    FRANCË– Çifti Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron, kanë ngritur një padi për shpifje ndaj influencers amerikane Candace Owens në një gjykatë të shtetit Delaware të SHBA-së.

    Kjo padi ka të bëjë me përhapjen e një lajmi të rremë dhe të njohur tashmë në rrjetet sociale, sipas të cilit Brigitte Macron “ka lindur burrë”.

    Ky pretendim i pabazuar është shfaqur për herë të parë në Francë pas zgjedhjes së parë të Emmanuel Macron më 2017, duke qarkulluar kryesisht në rrjete sociale nga qarqe konspirative dhe ekstremiste.

    "Brigitte ka lindur burrë"/ Çifti presidencial francez padit për shpifje influenceren amerikane
    Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron

    Ndërkohë në mars të vitit 2024, Candace Owens e riktheu këtë teori konspirative në qendër të vëmendjes përmes një serie videosh me titull “Becoming Brigitte”, duke i dhënë përhapje globale këtij lajmi, sidomos që nga janari i vitit 2025.

    Bazuar në dokumentet e padisë, avokatët e çiftit Macron theksojnë se Candace Owens ka qenë e vetëdijshme për pavërtetësinë e pretendimeve dhe se ka refuzuar vazhdimisht të korrigjojë apo të heqë përmbajtjen, duke vazhduar një “fushatë shpifëse” me qëllim përfitimesh personale dhe financiare. Ata theksojnë se Owens ka mbi 6.9 milionë ndjekës në platformën X dhe 4.7 milionë në YouTube.

    Sipas kësaj teorie, Brigitte Macron e lindur si Trogneux, në fakt nuk ka ekzistuar kurrë si person, dhe se identiteti i saj u mor nga vëllai, Jean-Michel, pas një ndryshimi gjinie. Ky pretendim u përhap fillimisht nga qarqe që lidhen me teori konspirative, skepticizëm ndaj COVID-19 dhe grupime të ekstremit të djathtë në Francë.

    Dy gra që luajtën rol kyç në përhapjen e këtij lajmi të rremë, Natasha Rey dhe Amandine Roy, u dënuan në shtator nga drejtësia franceze të paguajnë mijëra euro dëmshpërblim për Brigitte Macron dhe 5,000 euro për Jean-Michel Trogneux.

    Megjithatë, në apel më 10 korrik, të dyja u shpallën të pafajshme. Çifti Macron kërkon një shumë “shembullore” dëmshpërblimi, e cila do të përcaktohet gjatë procesit gjyqësor./BBC/Radar.al

    Brigitte Macron Candace Owens Çifti presidencial francez Emmanuel Macron
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pushimet verore/ Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks automjetesh drejt Kosovës

    July 26, 2026

    90-vjeçari italian mbeti i ve, 50 vjeçarja shqiptare i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi (DETAJET)

    July 26, 2026

    Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

    July 26, 2026

    Mbi 715 mijë të evakuuar dhe 350 fluturime të anuluara, tajfuni “Noul” godet Kinën dhe Hong Kongun

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.