Një aktakuzë prej 14 faqesh ka zbuluar më shumë detaje lidhur me atë që ndodhte në festat e “çthurura” të reperit Sean Combs, i njohur si Diddy ose Puff Daddy. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në një sërë krimesh, përfshirë zjarrvënie, ryshfet, rrëmbim dhe pengim të hetimeve.
Sipas gjykatës, Combs drejtonte një “ndërmarrje kriminale” që organizonte festa ku përdorej drogë dhe kryheshin marrëdhënie seksuale me forcë.
Prokurorët shkruajnë në aktakuzë se të gjithë ata që merrnin pjesë në këto festa, pasi konsumonin drogë dhe abuzoheshin, më pas detyroheshin që të bënin serume që të merrnin veten nga abuzimet.
Të njëjtëve personave u bëheshin edhe video, të cilat më pas përdoreshin për shantazh.
Në aktakuzë përmendet edhe përfshirja e stafit të Combs në organizimin dhe mbulimin e krimeve që reperi kryente në festat e tij.


