TIRANË– Me përfundimin e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së në një prononcim për media ka folur edhe në lidhje me vendimin e marrë ng Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si NeoMalësorja, e cila është larguar nga grupi i PS dhe vijon si deputete e pavarur.
Balla u shpreh se Neomalësorja duhet të dorëzojë mandatin, pasi sipas tij ky mandat është marrë nën logon e PS.
“Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, mandati i përket Partisë Socialiste”, tha ai.
Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shkruante se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjtat që ka pasur përpara se të angazhohej me një forcë politike, duke lënë të kuptohet se ka vendosur të distancohet nga Partia Socialiste./Radar.al


