Mbrëmje magjike për talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda. Në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e Lajpcig në Bundesligën gjermane, sulmuesi dhuron asistin e parë dhe shënon golin e parë.
Në minutën e 70’ Gruda i nxjerr një top fantastik në zonë shokut të tij të skuadrës i cili barazon shifrat. Ndërsa në të 89’ vulosi sfidën me një gol të bukur me të majtën.
Pas këtij barazimi 2-2, Lajpcig ngjitet në vendin e 5-të me 40 pikë ndërsa Volfsburg pozicionohet në vendin e 15-të./PanoramaSport


