Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Botërori i Shqipërisë nën shenjën “11”, kuqezinjtë luajnë shansin e madh në Beograd

    September 11, 2025

    Shqipëria do të luajë në datën 11 tetor një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë, duke ditur rivalitetin e kuqezinjve me Serbinë, historikun mes tyre dhe sigurisht, problemet politike që pavarësisht se në futboll nuk kanë vend, në tribunat e tifozerisë serbe kanë qenë gjithmonë prezentë, madje edhe atëherë kur asgjë nuk lidhej as me Shqipërinë dhe as me Kosovën.

    11 TETOR 2025- Kjo ndeshje e shumëpritur, pritet të zhvillohet në datën 11 tetor në Beograd dhe numri 11, nuk vetëm data në të cilën luhet ndeshja, por lidhet edhe me shumë “11-a” të tjera.

    11 VITE NGA DRONI- Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur. Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. Gjithçka u duk se po shkonte mirë, kur në qiellin e Beogradit u shfaq flamuri “Autochthonous”, me autor Ballist Morinën, “incident” ky që jo vetëm që i solli Shqipërisë 3 pikët në tavolinë, por gjithashtu dënoi edhe Serbinë me zbritje pikësh, duke e bërë kualifikimin e kuqezinjve edhe më të lehtë.

    11 PIKË NË SERBI- Kuqezinjtë kanë objektiv vendin e dytë në grup, pasi Anglia praktikisht e ka blinduar vendin e parë, duke treguar forcën ndaj çdo rivali. Të gjithë në Kombëtare e dinë se pas hapit fals ndaj Letonisë, vendi i dytë mund të arrihet vetëm duke mundur Serbinë në Beograd, që duhet të shoqërohet patjetër me një fitore ndaj Andorrës e më pas, ndaj Anglisë mund të luajnë pa presionin e rezultatit. Me një fitore në Serbi, kuqezinjtë do të arrinin në kuotën e 11 pikëve dhe me shumë gjasa, do të blindojnë vendin e dytë në grup.

    11 PËRBALLJE MES DY SKUADRAVE- Dy skuadrat janë përballur në historinë e tyre 11 herë, nga të cilat 3 ndeshje kanë qenë mes Shqipërisë e Serbisë, e 8 të tjera kanë qenë mes Shqipërisë dhe Ish-Jugosllavisë, megjithatë fitorja e vetme e kuqezinjve ka qenë në 14 tetorin e vitit 2014, me rezultatin 0-3 në tavolinë, fitore kjo që e ndihmoi Shqipërinë të shkonte në Europianin e 2016 me 14 pikë.

    11 LUANË NË FUSHË- Në datën 11 tetor, në fushë nuk duhet të jenë vetëm 11 futbollistë por 11 luanë, të cilët duhet të dinë vlerën e fitores, vlerën e 3 pikëshit e për më tepër, duhet të dinë vlerën e fanellës kuqezi dhe faktin se një fitore, i afron jashtëzakonisht shumë me Botërorin, pavarësisht se duhet të kalojnë edhe fazën e “Play Off”. Nëse në fushë janë 11 luanë të cilët japin shpirtin deri në vërshëllimën e fundit, fitorja mund të arrihet pa vështirësi ashtu siç merrej ndaj Greqisë kampione të Europës, apo edhe ndaj Francës në miqësore e ndaj Portugalisë në kualifikueset e Europianit.

    Nis Asambleja e Partisë Socialiste/ A do e shkarkojë Rama Veliajn sot?

    Beograd kosove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.