Zvicra mund 2-0 Algjerinë dhe fluturon në fazën e 1/8 të Kupës së Botës duke qënë një nga 16 skuadrat më të mira të eventit. Në ndeshjen e zhvilluar në Vancouver të Kanadasë Zvicra fitoi lehtësisht 2-0 ndaj afrikanëve me nga një gol për çdo pjesë.
Embolo kaloi helvetët në avantazh që kur kishin kaluar 10 minuta lojë ndërsa Dan Ndoye dyfishoi që në fillimin e pjesës së dytë. Zvicra prish mallkimin pasi fiton një ndeshje me eliminim direkt në Botëror për herë të parë pas 88 vitesh pavarësisht se ky është hera e katërt radhazi që kalon në fazën e 1/8 të Botërorit.
Zvicrën e udhëhoqi në fushë kapiteni shqiptar Granit Xhaka i cili theu një rekord duke u bërë i pari lojtar tek Zvicraq ë arrin 150 ndeshje me kombëtaren. Në fazën tjetër Zvicra do përballet me fituesen e çiftit Kolumbi-Ganë.


