Forcat indiane kanë sulmuar Pakistanin dhe pjesën e Kashmirit të administruar nga Pakistani me raketa në tre zona të ndryshme, sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, të cituar nga televizioni shtetëror i vendit.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton gjithashtu për bombardime të ashpra dhe shpërthime të fuqishme në zonat kufitare të Kashmirit të administruar nga Pakistani.
Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë përkeqësuar ndjeshëm pas një sulmi vdekjeprurës nga militantë kundër turistëve në pjesën e Kashmirit të administruar nga India muajin e kaluar. Pakistani ka mohuar çdo përfshirje në sulm. Më herët, policia indiane pretendoi se dy nga autorët e sulmit ishin shtetas pakistanezë.
Si India ashtu dhe Pakistani janë fuqi bërthamore.


