Bota e sportit është tronditur nga lajmi për vdekjen e Terry Gene Bollea, i njohur si Hulk Hogan, një nga ikonat më të mëdha të wrestlingut. Hogan ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në botën e WWE dhe WCW.
Hogan njihej për rolin e tij kyç në kthimin e wrestlingut në një fenomen global dhe ishte bashkëthemelues i grupit legjendar New World Order (nWo), që revolucionarizoi skenën e wrestlingut gjatë viteve ‘90.
Pavarësisht problemeve shëndetësore gjatë viteve, Hogan mbeti një figurë inspiruese për fansat e tij në mbarë botën. Në rrjetet sociale po ndahen mesazhe dhe kujtime nga karriera e tij.
Korriku po shënon humbje të rënda në sport, pas ndarjes së parakohshme të yllit të Liverpoolit, Diogo HJotra, më 3 korrik.


