Informohu siç duhet

“Bordi i Paqes”/ Presidenti Begaj autorizon kryeministrin Rama për nënshkrimin e marrëveshjes

TIRANË– Sipas Presidencës autorizimi është dhënë në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare.

Në dokument theksohet se kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj plotfuqie, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet apo organ tjetër publik.

Ushtrimi i tyre është i detyrueshëm dhe duhet të bëhet në përputhje të plotë me ligjin.

AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “e”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, autorizoj Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes”, miratuar në parim me vendimin nr. 45, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave.

Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj plotfuqie, si dhe përfaqësimi i Republikës së Shqipërisë sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoriteti i përcaktuar në këtë autorizim është i detyrueshëm, në përputhje me ligjin./Radar.al

 

Exit mobile version