Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bonus për pensionistët dhe rritje buxheti: 5.9 miliardë lekë për 756 mijë pensionistë dhe investime për hekurudhat

    October 21, 2025
    Qeveria miraton projektligjin: Ja si do të do të njihen vitet e punës për llogaritjen e pensionit

    Pensionistët do të përfitojnë një bonus të rritur këtë fundvit, pasi qeveria ka rishikuar për herë të tretë buxhetin e shtetit. Një fond prej 5.9 miliardë lekësh do të shpërndahet për rreth 756 mijë pensionistë në muajin dhjetor, duke siguruar një bonus të ngjashëm me vitin e kaluar, por me një masë të rritur të përfitimit.

    Qeveria ka theksuar se ky shpërblim do të përmirësojë nevojat e pensionistëve si një shtresë vulnerabël, duke ofruar një siguri dhe mbështetje shtesë për ta.

    Pjesë e ndryshimeve të buxhetit është edhe rritja e fondeve për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që do të marrë 60 milionë euro shtesë për avancimin e projekteve rrugore dhe hekurudhore, si dhe për investimet në Albkontroll dhe AKSH.

    Rritje buxheti ka edhe për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Bujqësisë për programin e ujitjes, si dhe për rikonstruksionet e godinave të disa institucioneve shtetërore.

    Në nivelin e njësive të vetëqeverisjes vendore, janë rritur transfertat e pakushtëzuara për sektorë si Mbrojtja nga Zjarri, ndërsa disa bashki kanë përfituar financime për mosrealizimin e të ardhurave të nevojshme.

    Me këto ndryshime, të ardhurat pritet të arrijnë në 7.7 miliardë euro, ndërsa shpenzimet do të rriten në 8.3 miliardë euro, duke mundësuar avancimin e mëtejshëm të projekteve dhe mbështetje për kategoritë më vulnerabël.

    Vendimet e marra janë të menjëhershme në fuqi, pas botimit të aktit normativ në Fletoren Zyrtare.

    Bonus buxheti hekurudhat pensionistet qeveria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    April 23, 2026

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    April 23, 2026

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.