Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Bojkot dhe pasiguri para zgjedhjeve në Republikën Sërpska

    August 31, 2025

    BOSNJE-  Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës shpalli zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska, por nuk dihet se cilat parti do të marrin pjesë dhe cilët janë kandidatët e tyre. Dihet se opozita po përpiqet të ketë një kandidat, i cili, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, do të propozohet nga më e forta mes tyre: Partia Demokratike Serbe.

    Nga ana tjetër, partia më e madhe në këtë entitet, Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut, paralajmëroi bojkotimin e zgjedhjeve. Partnerët e koalicionit të Dodikut thanë se do të ndjekin vendimet e institucioneve të entitetit, përfshirë Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, i cili me votat e tyre shpalli një referendum.

    Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës shpalli zgjedhjet për 23 nëntor, pasi Dodik, kryetar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur në pushtet, u dënua nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe iu hoq mandati i presidentit të Republikës Sërpska.

    Partitë në pushtet përqendrohen te referendumi

    “[Zgjedhjet e parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska] nuk janë një aspiratë apo kërkesë e vërtetë e Republikës Sërpska. Askush nuk po kërkon zgjedhje”, tha Dodik, siç u citua nga Radiotelevizioni i Republikës Sërpska. Qëndrimi i tij mbështetet nga partnerët e tij të koalicionit nga Sërpska e Bashkuar dhe DEMOS.

    Kryetari i Sërpskës së Bashkuar, Nenad Stevandiç, tha se do të marrë qëndrim zyrtar, “pasi të zhvillojmë një bisedë mes institucioneve të Republikës Sërpska”, duke shtuar se fokus i koalicionit qeverisës do të mbetet sfidimi i vendimit të Gjykatës.

    “Ne do t’i bazojmë veprimet tona në referendumin që kemi planifikuar për 25 tetor”, tha Stevandiç, i cili është gjithashtu kryetar i Parlamentit të entitetit, për agjencinë e lajmeve SRNA.

    Në referendumin e 25 tetorit, qytetarët e këtij entiteti duhet të shprehin mendimin e tyre për vendimin e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës që e dënon Dodikun me një vit burg – dënim të cilin ai e shpagoi me një pagesë prej rreth 18.000 eurosh – për vendimin e KQZ-së për t’ia marrë mandatin, por edhe për vendimet e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

    Referendumi u thirr edhe pse bie ndesh me ligjet e Bosnje e Hercegovinës për zbatimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore, si dhe me vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, që ndalojnë referendumet e entiteteve për çështje shtetërore, ndaj edhe pritet një ankesë para gjykatës më të lartë shtetërore. Nedelko Çubrilloviç, kryetar i DEMOS-it, tha se partia e tij “ndjek vendimet e institucioneve dhe organeve zyrtare të Republikës Sërpska”.

    “Ne do të mbajmë një mbledhje të kryesisë së partisë, pas së cilës do të dalim me një deklaratë”, tha Çubrilloviç për agjencinë SRNA.

    Opozita do një kandidat të vetëm

    Partitë kryesore të opozitës në Republikën Sërpska mbeten të përkushtuara për të dalë me një kandidat të vetëm, i cili duhet të nominohet nga Partia Demokratike Serbe, pasi ka më shumë përfaqësues në Kuvendin popullor të entitetit. Megjithatë, partia, e cila u themelua nga Radovan Karaxhiq, i dënuar me burgim të përjetshëm në Hagë për gjenocid dhe krime të tjera lufte, përjetoi një ndarje në mes të korrikut.

    Millan Milliçeviç dha dorëheqje si kryetar, ndërsa para tij pothuajse e gjithë udhëheqja e partisë, pasi tre udhëheqësit e mëparshëm – Mirko Sharoviç, Vukota Govedarica dhe Mlladen Bosiç – shprehën pakënaqësitë e tyre me udhëheqjen e Milliçeviçit.  Zgjedhje të brendshme partiake për udhëheqjen e re nuk janë mbajtur.

    “Vendimi përfundimtar i Partisë Demokratike Serbe për zgjedhjet, pjesëmarrjen, kandidatin dhe çështje të tjera do të merret më 7 shtator, në seancën e Bordit Kryesor të partisë”, tha për Radion Evropa e Lirë Jovica Radulloviç, i cili përkohësisht drejton partinë.

    Jellena Triviç, udhëheqëse e Frontit Popullor të opozitës, e cila humbi përballë Dodikut në garën presidenciale të vitit 2022, beson se është thelbësore pjesëmarrja në zgjedhje, “pavarësisht faktit se ky vendim [kundër Dodikut] është politik” dhe se “ne nuk e mbështesim ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

    “Nuk është reale që unë të jem përsëri kandidate. Gjëja më reale është që Partia Demokratike Serbe të paraqesë një kandidat të përbashkët”, tha Triviç për Radion Evropa e Lirë.

    Nebojsha Vukanoviç, kryetar i Listës së Drejtësisë dhe Rendit në opozitë, tha gjithashtu se Partia Demokratike Serbe duhet të propozojë një kandidat të përbashkët, që do të mbështetet nga opozita.

    A do të jenë zgjedhjet të drejta dhe të ndershme?

    Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës, Irena Haxhiabdiç, tha në një konferencë për media më 28 gusht – pasi u shpallën zgjedhjet e parakohshme – se nuk pret ndonjë vështirësi në organizimin e zgjedhjeve në Republikën Sërpska. Sipas saj, qendrat e votimit do të jenë të njëjta me ato të zgjedhjeve lokale në vitin 2024.

    “Do të kemi 48 qendra votimi në Federatën [tjetër] të Bosnje dhe Hercegovinës për votim në mungesë. Kjo është e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e Republikës Sërpska”, tha Haxhiabdiç kur u pyet se sa votues duhet të dalin që zgjedhjet të jenë të vlefshme për presidentin e Republikës Sërpksa.

    Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme vetëm për presidentin e Republikës Sërpska nga populli serb, sepse mandatet e dy nënkryetarëve (një boshnjak dhe një kroat) nuk janë revokuar. Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 1.26 milion qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme – ngjashëm me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2022, në të cilat votuan rreth 676.000 njerëz.

    Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnje dhe Hercegovinë e mbështeti vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës për të shpallur zgjedhje të parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska.

    Pse është e rëndësishme kjo pozitë?

    Presidenti i Republikës Sërpska ka kompetenca të konsiderueshme kushtetuese dhe ligjore, përfshirë të drejtën për të emëruar kryeministrin, për të thirrur seanca qeveritare, për të emëruar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për të shkarkuar kryeministrin pa votim në Kuvendin e entitetit.

    Kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, paraqiti dorëheqjen e tij, e cila u pranua nga Kuvendi, dhe Qeveria e Republikës Sërpska aktualisht është me mandat teknik.

    Republika Sërpska ka edhe dy nënkryetarë, që duhet të jenë të kombësive të ndryshme, por ata nuk kanë pushtet ekzekutiv, përveç nëse u delegohet nga presidenti i entitetit. Aktualisht, këto funksione mbahen nga Qamil Durakoviç dhe Davor Pranjiç./REL

    Republika Sërpska
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    April 23, 2026

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    April 23, 2026

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 23, 2026

    DETAJE nga aksioni i SPAK/ Arrestohet ‘bosi’ i Call Centerave dhe polici! E përfshirë edhe një grua

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.