Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi për familjen shqiptare, 19-vjeçari humb jetën pas një aksidenti në Itali, po kthehej në vendlindje për pushime

    Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, gjykata liron edhe dy të arrestuar të tjerë, në burg mbetet vetëm ish-shefi i Komisariatit

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Bllokohet Rruga e Arbrit pranë tunelit të Murrizit, dëbora dhe mungesa e pajisjeve dimërore paralizojnë qarkullimin

    January 10, 2026

    Rruga e Arbrit është bllokuar në afërsi të tunelit të Murrizit si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe qarkullimit të automjeteve pa goma dimërore dhe zinxhirë. Situata ka shkaktuar vështirësi serioze në lëvizjen e mjeteve, duke krijuar radhë të gjata dhe ngadalësim të ndjeshëm të qarkullimit.

    Sipas raportimeve nga terreni të korrespondentit të RTSH-së, Elvis Hila, mjetet borëpastruese ndodhen në aks dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin udhëtimin pa pajisje dimërore dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.

    Nga ana e saj, Policia e Shtetit apelon për kujdes maksimal në lëvizje, pasi moti i keq është shoqëruar jo vetëm me dëborë, por edhe me reshje intensive shiu dhe breshëri. Sipas policisë, kushtet janë veçanërisht problematike në zonat malore, ku ka prani të ngricave dhe akullit, duke rritur rrezikun për aksidente.

    “Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit. Në zonat malore, drejtuesit duhet të kenë me vete mjete antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore. Shërbimet e Policisë po koordinojnë punën me firmat e mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në kohë të akseve problematike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    murrizi rruga e arbrit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi për familjen shqiptare, 19-vjeçari humb jetën pas një aksidenti në Itali, po kthehej në vendlindje për pushime

    July 25, 2026

    Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, gjykata liron edhe dy të arrestuar të tjerë, në burg mbetet vetëm ish-shefi i Komisariatit

    July 25, 2026

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    July 25, 2026

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.