QAFË BOTË- Mëngjesin e kësaj të enjteje, kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht.
Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Ndërkohë ende s’ka detaje mbi arsyet e arrestimit.
Pikës greke i është vënë shiriti i policisë, megjithatë qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht vetëm pa bagazhe.
Një situatë e tillë vijon që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm./Radar.al


