Policia e shtetit ka bllokuar të paktën 34 mjete lundruese, në të gjithë vijën bregdetare nga Ksamili në Velipojë. Përkatësht mjetet e bllokuara janë 24 jet ski, 6 skafë dhe 4 gomone.
Mes 34 mjeteve të bllokuara 25 prej tyre janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 të tjera nga Durrësi në Shëngjin ndërsa 2 të tjera në Velipojë.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Policia e Shtetit/ Kontrolle intensive në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”.
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
-Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
-Njëkohësisht Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

