Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Jet ski, skafë e gomone/ Bllokohen 34 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

    July 14, 2024
    Jet ski, skafë e gomone/ Bllokohen 34 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

    Policia e shtetit ka bllokuar të paktën 34 mjete lundruese, në të gjithë vijën bregdetare nga Ksamili në Velipojë. Përkatësht mjetet e bllokuara janë 24 jet ski, 6 skafë dhe 4 gomone.

    Mes 34 mjeteve të bllokuara 25 prej tyre janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 të tjera nga Durrësi në Shëngjin ndërsa 2 të tjera në Velipojë.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Policia e Shtetit/ Kontrolle intensive në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”.
    Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
    ✅ Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 34 mjete lundruese.
    ✅ Mjetet e bllokuara: 24 jet ski, 6 skafë dhe 4 gomone.
    ✅ 25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
    ✅ 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
    ✅ 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
    ✅ 10 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.
    ✅ Drejtuesit e 24 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
    ✅ Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 4 raste, që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.
    -Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
    -Njëkohësisht Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.
    Bllokohen 34 mjete lundruese Ksamil Velipoje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër, të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi

    April 25, 2026

    Alarmi për bombë tek qendra tregtare në Tiranë, reagon policia

    April 25, 2026

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.