Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Bli si miliarder”/ E keni përdorur platformën kineze TEMU? Bashkimi Evropian nis hetimet sepse…

    November 1, 2024

    Platforma kineze TEMU është zgjeruar me shpejtësi në Evropë duke përdorur një marketing agresiv. Bashkimi Evropian synon që TEMU të përmbushë standardet e BE-së dhe të mos dëmtojë konsumatorët.

    Komisioni Evropian ka hapur një hetim ndaj platformës kineze të blerjeve online TEMU, për të cilin dyshon, se bën shumë pak për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme.

    “Ne duam të sigurojmë që TEMU vepron në përputhje me Ligjin e Shërbimeve Digjitale, sidomos lidhur me garancinë që produktet e shitura në këtë platformë përmbushin standardet e BE-së dhe nuk dëmtojnë konsumatorët,” tha në një deklaratë Komisionerja Evropiane për Konkurrencën Margrethe Vestager. TEMU tha se do të bashkëpunojë me BE-në.

    TEMU dhe prodhimet e falsifikuara

    Bazuar në Ligjin e Shërbimeve Digjitale Komisioni Evropian e klasifikoi në muajin maj TEMU-n si një “platformë shumë të madhe online”. Për TEMU-u ky klasifikim sjell me vete edhe detyrimin që si një nga firmat më të mëdha të teknologjisë në botë të bëjë më shumë për të mbrojtur konsumatorët evropianë që blejnë përmes internetit.

    Margrethe Vestager është e shqetësuar për artikujt e falsifikuar që shiten përmes TEMU dhe prandaj dëshiron të dijë se çfarë sistemesh ka TEMU për të goditur “tregtarët mashtrues” që shesin “mallra që nuk përputhen me standardet” dhe për të kufizuar “rishfaqjen” e tyre në këtë platformë.

    Komisioni është gjithashtu i shqetësuar për taktikat agresive të shitjesh dhe “dizajnin potencialisht problematik” të platformës TEMU, përfshirë edhe programet e shpërblimit “të ngjashme me lojëra”.

    Nëse konstatohet se kompania shkel të Ligjin e Shërbimeve Digjitale ajo mund të përballet me gjoba të mëdha, deri në gjashtë për qind të xhiros së saj globale,

    Marketing agresiv

    TEMU është zgjeruar me shpejtësi në Evropë duke përdorur një marketing agresiv dhe ka tërhequr miliona përdorues përmes sloganit “Bli si miliarder”  si dhe duke ofruar çmime të ulëta për një gamë të gjerë produktesh.

    Komisioni tha se në shtator TEMU kishte në vendet e BE-së 92 milionë përdorues aktivë mujorë.

    “Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me rregullatorët për të mbështetur qëllimin tonë të përbashkët për një treg të sigurt dhe të besueshëm për konsumatorët,” tha një zëdhënës i kompanisë TEMU në një deklaratë.

    TEMU po mendon gjithashtu t’i bashkohet një grupi platformash tregtare online që bashkëpunojnë për të parandaluar shitjen përmes internetit të prodhimeve të falsifikuara në Evropë. Në këtë grup bëjnë pjesë ndër të tjerë edhe Amazon, Alibaba dhe eBay.

    DW

    bli si miliarder platforma kineze temu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump kritika Anglisë për humbjen me Argjentinën: Pse duhet të bënte Kane rolin e mbrojtësit?!

    July 18, 2026

    Kaloi kufirin nga Kanadaja drejt SHBA-së me një motor uji dhe u fut live në Facebook, autoritetet amerikane prangosin shqiptarin

    July 18, 2026

    Debati për Mirditën, ministri Nufi: Raporti i ekspertëve nuk parashikon shkrirje apo bashkim

    July 18, 2026

    Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri/ Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.