Site icon Informohu siç duhet

Blerta Celibashi dhe Princ Leka së shpejti do të bëhen prindër?

Blerta dhe Princ Leka së shpejti prindër?

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi dyshja romantike mori vendimin për të mos e fshehur më romancën e tyre nga kamerat.

Ditët e fundit Princi zyrtarizoi lidhjen e tij me Blerta Celibashin, duke e prezantuar atë si partneren e tij në një event të rëndësishëm.

Ky hap i tij tregoi një angazhim të ri dhe të qartë në marrëdhënien e tyre si  dhe mendohet se gjërat çdo ditë e më shumë po bëhen tepër serioze.

Ditën e sotme, një burim i afërt me çiftin konfirmoi se Blerta është shtatzënë.

Ndonëse detajet mbi këtë lajm ende mbeten të pakta, ky zhvillim do të ngjallë shumë interes dhe lumturi ndër fansat e çiftit.

Exit mobile version