Pasditen e së martës, Kryesia e Partisë Socialiste zyrtarizoi gjashtë kandidatët për kryetarë bashkish për Tiranën, Vlorën, Beratin, Matin, Cërrikun dhe Tepelenën. Disa prej tyre janë deputetë aktualë, duke hapur lëvizje të reja brenda radhëve të mazhorancës.
Mes kandidatëve të konfirmuar është edhe Ogerta Manastirliu, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj në Kuvend për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Si pasojë, vendin e saj në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti, një emër i njohur në radhët e socialistëve, me përvojë të gjatë në legjislacionin e Shqipërisë.
Ky rikthim i Gjylametit, një nga emrat e votuar nga socialistët e Tiranës pritet të forcojë prezencën e Partisë Socialiste në Parlament dhe të sigurojë vazhdimësinë në punën legjislative, ndërsa PS përgatitet për sfidat e zgjedhjeve lokale.


