Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Bisedimet për Ukrainën në Berlin: Përpjekje për paqen

    December 16, 2025
    Bisedimet për Ukrainën në Berlin: Përpjekje për paqen

    Presidenti ukrainas Zelenski pritet me nderime të larta në Berlin. Kancelari Merz tha, se një armëpushim është më afër se asnjëherë më parë. Nga bisedimet me Zelenskin dhe SHBA-në, ka shumë pak informacion.

    Në një ditë plot takime, bisedime dhe udhëtime në Berlinin e siguruar nën masa të rrepta, kancelari kristiandemokrat Friedrich Merz duket mjaft i preokupuar. Merz përpiqet të gjejë fjalët e duhura, bën ndërprerje të gjata, kur flet për luftën sulmuese ruse ndaj Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski është i ulur në sallë në radhën e parë në konferencën ekonomike gjermano-ukrainase, vetëm pak metra larg kancelarit Merz.

    Friedrich Merz përpiqet të jetë i kontrolluar

    Kancelari duke iu marrë zëri: “Ndonjëherë kur zgjohem në mëngjes dhe mendoj për një çast, a është kjo e gjitha një ëndërr e keqe? E në të njëjtën minutë e kam të qartë: Jo, kjo nuk është një ëndërr e keqe, por ky është prej katër vjetësh një makth i përditshëm.”

    Çdo ditë Volydymyr Zelenski përjton këtë makth. Por këtu në sallë mbëhstetja për të është e madhe, edhe pse është krejt e paqartë, se çfarë mund të kontribuojë kontinenti i vjetër, Europa, në mënyrë që armët në Ukrainë të heshtin. Zelenski thotë: “Ne nuk duhet të harrojmë, se nga erdhi kjo luftë, kush e solli këtë luftë në Europë.” Dhe ashtu si shpesh herë ai shtoi, çdo plan paqeje në fund duhet të ruajë dinjitetin e vendit të tij.

    Dy ditë bisedime me SHBA-në

    Që nga e diela (14.12.2025) Zelenski ka biseduar pesë orë në Berlin me ndërmjetësuesin e SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Gjatë ditës së hënë (15.12.2025) nga bisedimet nuk pati të dhëna publike mbi përmbajtjen e tyre. Zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin Stefan Kornelius u përpoq të deklarojë përmbledhtas në konferencën qeveritare të shtypit , “…se përpjekjet për armëpushim po ecin me luhatje të mëdha të lavjerësit.” Me fjalë të tjera kjo do të thotë: Pozicionet janë larg njeri-tjetrit dhe propozimet ndryshojnë shpesh.

    A po heq dorë Zelenski nga anëtarëismi në NATO?

    Para tri javësh presidenti i SBA-së Donald Trump për një paqe në Ukrainë paraqiti një plan prej 28 pikash, në të cilin merreshin parasysh gjerësisht interesat e Rusisë si vend agresor. Ky plan tashmë duket se është shmangur, por edhe tani prej Ukrainës po kërkohen shumë lëshime: Se çfarë përban plani 20 pikësh tani, askush nuk e di saktë.

    Fjala është për të hequr dorë nga një antarësim në NATO, që Zelenski në situatën e vështirë që është do ta pranonte. Dhe bëhet fjalë për shkëputje territoresh, për të cilat në këmbim Ukrainës do t’i jepen garanci sigurie për të parandaluar një agresion të ri rus në të ardhmen. Ndërmjetësuesi i SHBA-së Witkoff në fund të bisedimeve u shpreh pozitiv. Janë arritur “shumë përparime”, shkruan ai në platformën X. Lidhur me këtë më pas kancelari Merz tha, se kaq afër një armëpushimi nuk kemi qenë asnjëherë më parë.

    Ukraina e gatshme për zgjedhje të reja

    Presidenti ukrainas në mesditë u prit në rezidencën presidenciale në kështjellën Bellevue nga presidenti Frank-Walter Steinmeier (përzemërsisht duke u përqafuar ndërsa në çatinë e kështjellës si masë sigurie ishin vendosur snajperistë). Zelenski më pas u paraqit në Bundestag, ku u takua me presidenten e parlamentit Julia Klöckner (CDU). Në këtë takim u fol edhe për mundësinë e zgjedhjeve në Ukrainë, një çështje që e kërkon SHBA nga Ukraina e sulmuar. Zelenski duket të jetë i gatshëm t’i përgjigjet kësaj kërkese. Për të pranuar kërkesën e presidentit Donald Trump – dhe për të rritur legjitimitetin e vet. Takimet e shumta protokollare këtë të hënë në Berlin synojnë të tregojnë, se Gjermania qendron e palëkundur në anën e Ukrainës së sulmuar.

    Pistorius propmovon këndvështrimin e Europës në televizionin e SHBA-së

    Këto imazhe dhe ky mesazh është e vetëkuptueshme që duhet të shikohen në Ukrainë, por në radhë të parë në SHBA. Sepse së fundi dukej, sikur negociatorët nga Uashingtoni dhe Moska bien dakord për një plan paqeje, pa u konsultuar me europianët. Por njëkohësisht ministri i Mbrojtjes socialdemokrati Boris Pistorius bën të qartë, që Europa është e vetëdijshme edhe për rreziqet për pjesën perëndimore të kontinentit. Në intervistë për televizionin amerikan në emisionin “60 Minutes” ai thekson edhe njëherë, se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për luftë deri më 2029. Nuk bëhet më fjalë vetëm për Ukrainën, por fjala është për sigurinë e Europës.

    Moska e palëkundur

    Në mbrëmje edhe njëherë një sinjal i fuqishëm i Europës për Ukrainën. Në Berlin mbërrijnë presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer. Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidentija e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen vijnë në Berlin. Për bisedimet në Berlin vijnë edhe të tjerë kryeministra nga vendet e BE-së, si nga Italia e Danimarka. Një sinjal ky, që Europa po bën çdo përpjekje për të arritur një paqe të drejtë në Ukrainë. Por a do të arrihet sikurse shpresohet një armëpushim deri për Krishtlindje? Deri tani luftimet në Ukrainë vazhdojnë pa ndërprerje, dhe krerëve drejtues në Moskë duket se nuk u bëjnë përshtypje zhvillimet në Berlin.

    Merz do të arrijë përdorimin e pasurive të ngrira ruse

    Merz thekson edhe njëherë: E rëndësishme do të jetë, që BE-ja në samitin në fundjavë të arrijë që të lëvrojë për rindërtimin e Ukrainës rreth 2000 miliard eurot pasuri e ngrirë e Rusisë në BE në valën e sanksioneve.

    Kjo përkundër rezistencës në SHBA, por edhe në BE si dhe përkundër kritikës së ashpër të Rusisë. Merz thotë, se dështimi i kësaj përpjekjeje do ta dëmtonte masivisht BE-në. “Dhe ne do të tregonim, që në një çast vendimtar të historisë sonë nuk jemi në gjendje të qendrojmë të bashkuar.” Janë ditë dramatike për Ukrainën dhe për Europën tani pak para Krishtlindjeve./DW

    Berlin Presidenti ukrainas Zelenski
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.