Një përballje “live” ka pasur mes At Nikolla Xhufkës dhe ish banori i Big Brother, Kreshnik Husaj, injohur si Kika, personi të cilit At Nikolla i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, pamje të cilat u publikuan disa ditë më parë te emisioni “Piranja”.
Kikia është shprehur se me At Nikoll Xhufkën ka folur fillimisht në një aplikacion që përdoret nga komuniteti i LGBT, ndërsa më pas kanë shkëmbyer numrat.
At Nikolla Xhufka ka mohuar gjithçka dhe ka sulmuar vazhdimisht Kikën duke i thënë: “e ke parë çfarë fytyre ke, kush dashurohet me atë fytyrë”.
Pjesë nga përballja në Euronews:
At Nikolla Xhufka: Unë këtu jam më i fortë se kurrë. Unë nuk iki. Unë e di që kam fol me Kikën.
Kika: A ka pasur një bisedë me Kikën. At Nikolla Xhufka ka shprehur interes për të pasur lidhje sentimentale.
At Nikolla Xhufka: Kush është ajo grua që u martua me ty, prandaj të ka lënë. Qysh të ka marr ty? Shiko ca surrati ke ti. Spiunët këtë lloj surrati kanë.
Kika: Ndaj u bë gjithçka, se Xhufka që është kundër, në të njëjtën kohë me rrobat e kishës shkon ngacmon persona të cilët janë persona të tillë dhe kërkon duke shkuar deri te orgjia seksuale.
Me të jam takuar në orën 22.50 Elbasan, kam shkuar me ftesën e tij. Jemi shkruar në Snapchat. Folëm fillimisht në What’s app dhe më pas në Snap
At Nikolla Xhufka: E ke pare fytyrën o bir. Ndërro surrat, At Nikolla dhe të kesh të qartë, këto që thua do shkojnë në prokurori.
Kika: Kemi folur në aplikacion për komunitetin LGBT, më pas kemi këmbyer numrat dhe aty kemi filluar bisedën.
At Nikolla Xhufka: E kuptoni që është një njeri i futur nga kisha serbe dhe greke. Këto do i vërtetoj prokuroria e Tiranës.
Kika: I vetmi person që tallet me këtë është At Nikolla. Biseda ka zgjatur rreth një muaj. Vetëm pjesa e parë ëhstë publikuar, do ketë një pjesë të dytë, ku do ketë edhe biseda të tjera.

