Atë Nikolla Xhufka gjatë ditës së sotme ka bërë një deklartë të fortë, duke thënë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si “Kika”, është personi që e ka provokuar seksualisht.
Atë Nikolla u shpreh se videot e emisionit në të cilin u shfaq duke bërë biseda intime me një tjetër mashkull janë montazh.
Ai deklaroi më tej se Kikën (personi që e provokoi seksualisht) ia kishte dërguar biznesmeni Behxhet Pacolli me arsyetimin se do të investojë në Kishën Ortodokse të Elbasanit.
“Në rradhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën. Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit Behxhet Pacolli dhe ka thënë që ai e ka dërguar të bëjë investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shumë krenar. Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë”, u shpreh Atë Nikolla.
@zgjohu.me.mcn #fyp #mcntv #zgjohumemcn #borashahini #rominabraho #reibezhani
Kujtojmë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, u bë i famshëm në vendin tonë nga “Big Brother Albania 8″ ku shkaktoi edhe shumë polemika me sjelljen e tij.


