TIRANË– Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj ka reaguar përmes një postimi në Instagram pasi sot është një ditë shumë domethënëse për të.
E bija e tij, Alkida ka ditëlindjen. Ndërkohë kujtojmë që tre muaj më parë, Agroni humbi bashkëshorten e tij, Kostandina.
Sigurisht që tashmë gjithçka për familjen e tyre është ndryshe, sepse mungon nëna.
Agroni në urimin për të bijën shprehet se e di që nuk do t’ia zëvëndësojë kurrë nënën, por ai i siguron dashurinë e tij për sa kohë të jetë në këtë jetë.
Urimi i plotë i Agronit për vajzën:
Bija ime Alkida! Sot ti ke ditelindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, eshte e para ditelindje pa njeriun e shtrenjte, mamin dhe shoqen tende te ngushte, por jam dhe shume i sigurt qe nga Atje lart ku eshte sikur me thote-hapi shampanjen vajzes Agron!
Nuk te la vetem…,Adea eshte rritur dhe e ke shoqen me te ngushte tani e tutje.
Bija ime! Une nuk ta zevendesoj dot mamin por sa te kem fryme e ze, do jem prane teje me gjithe forcen e dashurise time. Shekullofsh shpirt !Shendeti dhe suksesi yt jane dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzeqeshi jetes zemer!
Babi si gjithmone te thote sikur kur ishe e vogel,-“te dua sa qielli e sa bota.



