Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bie yield-i i obligacioneve 15-vjeçare! Kërkesa e lartë e investitorëve ul interesin në 5.67%

    February 4, 2026

    Edhe yield-et e obligacioneve 15 vjeçare kanë pësuar rënie në ankandin e parë për vitin 2026. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e zhvilluar këtë javë, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi ra në 5.67%, nga 6.19% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar.

    Ulja e yield-it u përcaktua kryesisht nga kërkesa e lartë e investitorëve. Nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në 6.05 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit afërsisht me nivelin maksimal prej 15% të lejuar nga rregullorja e ankandit, për një shumë totale prej gati 2.3 miliardë lekësh. Në rast se shuma e emetimit nuk do të rritej, me shumë mundësi yield-i do të rezultonte edhe më i ulët.

    Fillimi i këtij viti po sjell tendenca të reja të uljes së yield-eve të titujve qeveritarë, për të gjitha maturitetet. Kjo rënie duket e lidhur kryesisht me likuiditetin e bollshëm në treg dhe kërkesën e lartë të investitorëve në këto ankande.

    Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit të kaluar rritja e ofertës së parasë ka prekur nivelet më të larta historike.  Në nëntor 2025, vjetore e agregatit monetar M2 ishte 14.5%, nga 5.8% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në Lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë dhe një rritje më e shpejtë e tij tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.

    Tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të lartë të emetimit të instrumenteve borxhit të brendshëm, me më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara. Megjithatë, as zmadhimi sezonal i kërkesës nuk ka sjellë rritje të yield-eve, të paktën deri në këtë moment. Yield-et e bonove të thesarit kanë zbritur të gjitha poshtë normës bazë të interesit, ndërsa yield-et e titujve afatgjatë po i afrohen përsëri niveleve minimale historike.

    Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat.

    Obligacionet afatgjata janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, ato krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në portofolet e tyre dhe për të rritur kthimet për anëtarët. Shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim afatgjatë shton premisat për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë ata më likuidë./Monitor

    Bie yield i obligacioneve Yield
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.