Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme

    November 10, 2024
    Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme
    Biden dhe Trump

    SHBA -Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëpresë presidentin e zgjedhur, Donald Trump, në një takim tradicional pas zgjedhjeve në Zyrën Ovale të mërkurën e 13 nëntorit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

    Një takim i tillë është i zakonshëm mes presidentit në largim dhe presidentit të ardhshëm, dhe kryesisht ka për qëllim të shënojë fillimin e kalimit paqësor të pushtetit në përputhje me demokracinë amerikane.

    Por, Trump, atëherë president, nuk e kishte mirëpritur Bidenin në një takim të tillë pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Trump humbi në përpjekje për t’u rizgjedhur.

    Trumpi, republikan, garoi për president përsëri katër vjet më pas, dhe të martën e kaluar, ai e mposhti nënpresidenten Kamala Harris, kandidaten e nominuar të demokratëve.

    Trumpi është ish-presidenti i parë që kthehet në pushtet pas Grover Cleveland, i cili e i kishte fituar zgjedhjet e vitit 1892 për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

    Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bideni, demokrat, i telefonoi Trumpit të mërkurën e kaluar për ta uruar për fitoren dhe e ftoi për takim në Zyrën Ovale.

    Gjatë një fjalimi të enjten, Biden tha se e ka siguruar Trumpin se “do ta udhëzoj tërë administratën time për të punuar me ekipin e tij për kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Këtë e meriton populli amerikan”.

    I pyetur të shtunën për Trumpin, Bideni tha se “do të takohem me të mërkurën”./REL

    fiton donald trump Takimi biden-trump Zyra Ovale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.