TIRANË– Ekipi Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për moshat U-18 djem. Lezhjanët kaluan me sukses finalen, teksa të shtunën mposhtën skuadrën Invaders me rezultatin 66-62 në pallatin e sportit Asllan Rusi.
Një ndeshje shumë e luftuar, me dy ekipe qe kërkuan trofeun, por Besëlidhia u tregua më e saktë për të merituar titullin e kampionatit 2024-2025. Kujtojmë që në giysmëfinale lezhjanët kishin fituar me 1 pikë, 72-71 kundër Dinamos, ndërsa Invaders mposhtën Teutën me rezultatin 72-64.
Në fund u zhvillua edhe ceremonia, teksa presidenti i Federatës Shiptare të Basketbollit, i dorëzoi trofeun skuadrës së Besëlidhjes. Lojtari më i mirë i finales u shpall Noel Heba, i cili shkëlqeu në suksesin e lezhjanëve, për të merituar vlerësimin MVP.
Megjithatë Besëlidhja përveçse një super absolute me skuadrën e të rriturve, po punon shumë mirë edhe me akademinë, duke korrur suksese edhe në radhët e moshave./Radar.al