Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Berisha takon Kryepeshkopin Joan: Pluralizmi dhe feja u përballën me shkatërrim, por u ringjallën

    April 20, 2025

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joan, pas një vizite në ambientet e kishës.

    Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi punën e Kryepeshkopit Joan dhe trashëgiminë e lënë nga Imzot Anastas Janullatos. Ai theksoi se ringjallja e besimit fetar në Shqipëri është një dëshmi e fortë e përkushtimit dhe sakrificës së klerikëve ortodoksë.

    “Punën e madhe dhe të çmuar që bëni është vazhdim i veprës së pavdekshme të Imzot Janullatos, i cili e ngriti Kishën Ortodokse nga rrënojat me një përkushtim të jashtëzakonshëm,” u shpreh Berisha.

    Ai e krahasoi ringjalljen e besimit me rilindjen e pluralizmit politik në Shqipëri, duke theksuar se të dyja janë përballur me përpjekje për zhdukje, por kanë mbijetuar dhe sot janë të fuqishme.

    “Ashtu siç u përpoqën të zhduknin fenë, u përpoqën të zhduknin edhe pluralizmin. Por sot, pluralizmi është më i fortë se kurrë, edhe pse kaloi prova të mëdha,” deklaroi Berisha.

    Në një deklaratë për mediat jashtë kishës, ai nënvizoi edhe njëherë se opozita shqiptare është ringjallur, duke e krahasuar me një simbol të shpresës dhe forcës.

    “U përpoqën ta fshijnë edhe opozitën, por ajo u ringjall dhe sot është më e fuqishme se kurrë, për të përzënë të keqen nga trojet shqiptare.”

    Berisha përfundoi me urime për besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të ringjalljes së Krishtit dhe të besimit në vendin tonë.

    Kryepeshkopi Joan sali berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.