Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Berisha sot në SPAK/ Mesazhi i Nokës për anëtarët e Këshillit! reu i PD-së drejt Brukselit

    June 2, 2025

    TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha, ditën e sotme do të jetë në Bruksel ku do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane.

    Berisha do të denoncojë te partitë e djathta, manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe do të kërkojë prej tyre që mos të njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Para udhëtimit në Bruksel, mëngjesin e sotëm do të jetë në SPAK për masën “Detyrim paraqitje”, ndërkohë që Flamur Noka u ka nisur një sms anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët i lajmëron se

    “Ditën e hënë, në orën 9:30, kryetari i PD-së, prof.dr Sali Berisha do të jetë në dyert e Skapi-it”.

    Ndërsa Internacionalja Demokrate e Qendrës, pjesë e së cilës janë 108 parti politike është e para organizatë ndërkombëtare që mbështet qëndrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit duke miratuar një rezolutë ku përfshihen të gjitha shqetësimet e opozitës për këtë proces.

    Të shtunën që lamë pas Berisha lexoi para gazetarëve dokumentin e miratuar të premten, ku dënohet përdorimi i burimeve shtetërore në favor të PS, dënohet frikësimi i votuesve dhe kapja e shtetit. “Farsa elektorale 11 maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka në sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj.

    IDC-CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare që: Të krijojnë një qeveri teknike (kujdestare) për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja. I bën thirrje BE-së që të kushtëzojë përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike”, deklaroi lideri demokrat. Sipas tij, rezoluta u miratua gjatë takimit të forcave të djathta në Abidjan në Bregun e Fildishtë.

    “Shprehin shqetësimin e thellë se këto zgjedhje ishin një farsë politike që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagënit.”-thuhet në rezolutë sipas asaj që lexoi Berisha.

    Ndër të tjera ICD-ja i bën thirrje Bashkimit Europian që “të kushtëzojë përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike”.

    “Kjo rezolutë dhe qëndrimi ynë duke evidentuar të vërtetat e hidhura janë kontribut real në udhëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”,-tha Berisha kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj pike. Po ashtu u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë një qeveri teknike për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur vendin për zgjedhje të re. Kreu i PD-së tha se denoncimet janë bërë mbi raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës./Radar.al

    Berisha Bruksel Flamur Noka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.