Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara

    Shëngjin, shmanget një tragjedi në plazhin e Ranës së Hedhun, shpëtohen nënë e bir

    Spanjë, festa për titullin botëror përfundon në tragjedi, humb jetën një 13-vjeçar pas shembjes së një shatërvani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Berisha nuk është si hajdutët”/ Gjekmarkaj: Do protestojmë në mënyrë paqësore në Bruksel

    September 11, 2024
    “Berisha nuk është si hajdutët”/ Gjekmarkaj: Do protestojmë në mënyrë paqësore në Bruksel

    Agron Gjekmarkaj i ka cilësuar akuzat ndaj Sali Berishës si politike.

    Përgjatë fjalimit të tij ai thekson se Berisha nuk është si hajdutët e tjerë ama ai është një i burgusor i ndërgjegjes.

    Më tej Gjekmarkaj njofton se PD ka marrë vendimin që të protestojë në mënyrë paqësore pranë institucioneve evropiane në Bruksel.

    “Unë e konsideroj një padrejtësi të madhe thirrjen e Berishës në SPAK. Jam dëshmitar i shkeljes së Kushtetutës për të panalizuar Sali Berishën. Kur kushtetuta shkelet në mënyrë të paligjshme, se ajo nuk duhet të shkelet asnjëherë në fakt, kjo bëhet për arsye politike dhe beneficar i kësaj është padyshim kryeministri Edi Rama dhe qeveria. Është mazhoranca e cila përpiqet të trukojë garën elektorale, ta futë opozitën në proces elektoral me liderin e saj të arrestuar. Për mua është tashmë një i burgosur i ndërgjegjes, është një bjerrje e madhe e standardeve demokratike politike dhe legale të Shqipërisë që është anëtare e NATO-s dhe që aspiron për të shkuar në Bashkimin Evropian. Ju e shikoni sot njerëzit e shumtë që janë këtu, dhe zemërimin e tyre. Këtë e përjetojnë si një padrejtësi të madhe gjithë demokratët e Shqipërisë, por jo vetëm demokratë por çdo qytetar i cili sigurinë e vet e ka tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek drejtësia. Ai sot ndihet i cenuar.  Ka një tendencë për të krijuar një barzvlefshmëri ndërmjet Sali Berishës dhe të korruptuarve të qeverisë të cilët thirren nga SPAK-u, pasi lëshohen nga kryeministri për të kompozuar kuadrin e një drejtësie me regji. Por Sali Berisha është Sali Berisha dhe hajdutët janë hajdutët. Kjo nuk është një gjë që mund të krijojë një ekuivalencë, ndërmjet tij dhe atyre që thirren nga prokurorët e SPAK-ut. Unë besoj që Grupi Parlamentar i PD nuk do të ndalet me kaq. Ne po shkojmë drejt një vendimi për të shkuar sa më shpejt për të protestuar në mënyrë më paqësore e demokratike, pranë institucioneve, evropiane në Bruksel apo tek Parlamenti Evropian. Në do të bëjmë hap pas hapi çdo lëvizje per të denoncuar, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri që nuk po gjen përgjigje nga organet e drejtësisë për të denoncuar drejtësinë me regji e cila selekton vetëm liderin e opozitës pa prova dhe pa fakte dhe ne nuk do të kthehemi prej atje pa biseduar, pa patur një kontakt, pa sensibilizuar Evropën demokratike, Brukselin, Komision Evropian. Parlamentin Evropian. Dhe mendoj që do të jemi shumë deputetë të opozitës ne këtë udhëtim drejt Evropës“,u shpreh Gjekmarkaj.

     

    Berisha Gjekmarkaj proteste ne Bruksel
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara

    July 20, 2026

    Shëngjin, shmanget një tragjedi në plazhin e Ranës së Hedhun, shpëtohen nënë e bir

    July 20, 2026

    Spanjë, festa për titullin botëror përfundon në tragjedi, humb jetën një 13-vjeçar pas shembjes së një shatërvani

    July 20, 2026

    Gara për Departamentet kryesore në polici: 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 do të marrin drejtimin e strukturave

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.