Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Berisha nuk do e përfshijë në listën e PD-së në zgjedhje, reagon Basha: E turpshme

    December 6, 2024

    Kreu i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mohoi kategorikisht mundësinë që Basha të jetë pjesë e listës së kandidatëve të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

    Në një postim në Facebook, Basha e akuzoi Berishën për, siç thotë ai, “ndarje të qëllimshme të opozitës” dhe për t’u kthyer në një “asistencë për Edi Ramën”.

    Akuzat e Bashës

    Basha theksoi se ish-kryeministri ka vendosur interesat personale mbi kauzën opozitare dhe se veprimet e tij po i shërbejnë mbajtjes së pushtetit të Ramës.

    “Berisha ka pranuar të jetë nën patronazhimin e Edi Ramës. I dha votat për amnistimin e të korruptuarve të tij, për mbylljen e listave dhe pazaret e radhës me Gjykatën Kushtetuese. Kjo është e turpshme dhe dëshmon që vula e përdorur prej tij nuk i shërben demokratëve, por problemeve të tij personale me drejtësinë,” deklaroi Basha.

    Ai shtoi se Berisha nuk mund të funksionojë pa një “armik politik” dhe e akuzoi për hedhjen e “shashkave qesharake” për të shmangur debatin publik nga çështjet e rëndësishme që lidhen me aferat qeveritare.

    Përjashtimi nga lista

    Më herët, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha u shpreh prerazi se përfshirja e Bashës në listat e kandidatëve për deputetë është e pamundur.

    “Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla,” tha Berisha, duke shtuar se Basha dhe deputeti socialist janë të “mpleksur” në çështje të shumta.

    Kur u pyet nëse Basha do të hiqet nga Grupi Parlamentar i PD-së, Berisha e cilësoi atë si “vëlla siamez të Taulant Ballës”, duke nënkuptuar afërsinë e tij me qeverinë Rama.

    Basha Berisha lista Partisë Demokratike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.