TIRANË-Kryedemokrati, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme gjatë konferencës për shtyp replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të koalicionit ‘Euroatlantik’ Lulzim Basha.
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se ama është futur në një realitet zoologjik duke shtuar se ka tërhequr aty edhe Bashën të cilit ai iu drejtua si “Lul Brava”.
“Rama ka ndërprerë çdo komunikim, sikur të ishte në një vend diktatorial dhe populli shumëzohet me zero. Sot paraqita programin më të mirë të jetës sime, krahasuar me atë që servir zhapa, hardhuca. Të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, kudo që të jenë do të dalin dhe shqiptarët do të marrin vesh se si po dalin ato vrullshëm, po merret vesh se njeriu i cili paraqitet nëpër samite me atlete të bardha e të kuqe, herë si sportist, e herë si zhgarravitës është një shpirt keq, diktator që nuk respekton asnjë parim e normë. Ulet me shishe sa 210 pensione në nja vakt, udhëton me avion dy vite 21 mln dollarë. Pensionet do i rrisim siç kemi premtuar, sdo të ketë nën 200 euro, në fshat apo qytet kudo që të jetë. Atij nuk ia ndjen, nuk i kërcet se i interesojnë sarajet, 57% e pensionistëve e marrin të pjesshëm, jo të plotë. Ky njeri është futur në një realitet zoologjik dhe idik me Lul Bravën, me reptilë. Servir hardhucë e bretkosa, tallje me të, mashtrime e gënjeshtar por 11 Maji po vjen. Shqiptarët do t’i presin biletën.”-u shpreh Berisha./Radar.al


