Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kriza SHBA–Iran thellohet, Teherani kërcënon të bojkotojë negociatat

    Spanja kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael, Sánchez: Shkeljet nuk mund të tolerohen

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Berisha: Ato që kam thënë unë për reformën sorosiane po i thotë edhe Elon Musk

    February 7, 2025
    Berisha: Ato që kam thënë unë për reformën sorosiane po i thotë edhe Elon Musk
    Sali Berisha

    TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për mediat, e ka cilësuar reformën në drejtësi si një nga aferat më të mëdha korruptive në Shqipëri, duke pretenduar se ajo është përdorur për të eliminuar opozitën dhe për të konsoliduar pushtetin e Edi Ramës.

    Krye-demokrati ju referua deklaratave të fundit të Elon Musk, duke thënë se ai ka shpallur USAID-in si një organizatë kriminale.

    Gjithashtu Berisha kritikoi dhe përfshirjen e ambasadores Yuri Kim në marrëveshjet për reformën në drejtësi, duke e quajtur atë një ndërhyrje të papranueshme në sistemin gjyqësor.

    “Ato që kam thënë unë për drejtësinë e re, në një mënyrë ose një tjetër, i përsëriti vetë një nga drejtuesit më kryesorë sot të administratës së SHBA, Elon Musk. Ai e shpalli USAID-in një organizatë kriminale. Ndër të tjera rreshtohet reforma sorosiane e drejtësisë në Shqipëri dhe jo njëherë, por janë disa publikime tani. Por edhe po të mos ishin, ju jeni dëshmitarë se njeriu i parë që ka denoncuar 10 milionë dollarë dhënë Delina Ficos për ndihmesat juridikë privatë, është Sali Berisha para të gjithë të tjerëve. Fatmirësisht tani qeveria e SHBA po mban qëndrim ndaj këtyre akteve superkorruptive. E kam cilësuar atë ditë, sa kanë firmosur marrëveshjen Llagami-Yuri Kim. Çfarë do ambasadorja në atë marrëveshje? Çfarë do ajo aty? Ndan paratë. I ndan me Llagamin dhe Delinën.
    Pra, unë e përshëndes vendimin e pezullimit dhe u bëj thirrje ta analizojnë se është krijuar një drejtësi politike, e cila u angazhua në misionin e një Shqipërie pa opozitë të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës. Kjo është e vërtetë.
    Komisioni Europian, e lexova unë atë. Do bëjmë prapë punë. Do sqarojmë çdo gjë. Mos harro se është një nga aferat më të mëdha korruptive. Nuk them se deklarata është korruptive, se ajo bëhet se duhet të ketë drejtësi, por afera në reformën e drejtësisë është një nga aferat më të mëdha. Dhe do faktohet ajo, ne kemi durim. Ne jemi parti e shtetit ligjor, e ligjit. Por dje bashkëbiseduesve të mi teksa u shpjegoja, në mënyrë periodike shpreheshin se këto janë të tmerrshme. Janë jashtë imagjinatës. A funksionon? Në qoftë se ne nuk kemi arritur akoma të zbardhim dhe të bëjmë transparencën e plotë, ne do ia arrijmë, iu garantoj unë. Kësaj i thonë rikthim i opozitës.”- tha Berisha./Radar.al 

    PD reforma sorosiane sali berisha usaid Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kriza SHBA–Iran thellohet, Teherani kërcënon të bojkotojë negociatat

    April 19, 2026

    Spanja kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael, Sánchez: Shkeljet nuk mund të tolerohen

    April 19, 2026

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    April 19, 2026

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.