Site icon Informohu siç duhet

Belinda Dragoti zbulon prapaskenat e filmit, Elvana Gjata më shtriu në tokë dhe më kapi prej flokësh

Belinda Dragoti ishte e ftuar në emisionin S’e Luan Topi këtë të shtunë në Top Channel.

Modelja rrëfeu një nga prapaskenat e filmit “Dy Gisht Mjaltë 2”, ku këngëtarja njohur  Elvana Gjata e shtriu në tokë dhe e kapi prej flokësh.

“Gjatë xhirimit të skenës nuk ka prekje fare, duhet të lëvizja vetë që të krijohej efekti, kur Elvana lëshonte atë bërtitjen dhe mua më kapte e qeshura me të, supozohej se po rrihesha dhe isha duke qeshur në portret, kemi dashur ta bëjmë disa herë dhe kemi qeshur shumë”, u shpreh Belinda.

Je përballur me kështu skenash që luajte në film?

“Ishte hera e parë, gruaja xheloze zakonisht jam unë, kështu që ishte lezetshëm se isha në anën tjetër”, shtoi modelja.

Exit mobile version