Belinda Dragoti ishte e ftuar në emisionin S’e Luan Topi këtë të shtunë në Top Channel.
Modelja rrëfeu një nga prapaskenat e filmit “Dy Gisht Mjaltë 2”, ku këngëtarja njohur Elvana Gjata e shtriu në tokë dhe e kapi prej flokësh.
“Gjatë xhirimit të skenës nuk ka prekje fare, duhet të lëvizja vetë që të krijohej efekti, kur Elvana lëshonte atë bërtitjen dhe mua më kapte e qeshura me të, supozohej se po rrihesha dhe isha duke qeshur në portret, kemi dashur ta bëjmë disa herë dhe kemi qeshur shumë”, u shpreh Belinda.
Je përballur me kështu skenash që luajte në film?
“Ishte hera e parë, gruaja xheloze zakonisht jam unë, kështu që ishte lezetshëm se isha në anën tjetër”, shtoi modelja.