Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi për familjen shqiptare, 19-vjeçari humb jetën pas një aksidenti në Itali, po kthehej në vendlindje për pushime

    Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, gjykata liron edhe dy të arrestuar të tjerë, në burg mbetet vetëm ish-shefi i Komisariatit

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Belina Pupa reagon sërish pas akuzave për kultivim kanabisi në Australi: Jam e lirë!

    May 24, 2025

    Pas raportimeve nga mediat australiane për përfshirjen e saj dhe të bashkëshortit Elvis Pupa në një rast kultivimi kanabisi në Australi, Belina Pupa ka reaguar publikisht duke mohuar akuzat dhe sqaruar pozicionin e saj ligjor.

    Në një postim në rrjetet sociale, influencerja shqiptare deklaron se ndodhet në gjendje të lirë dhe se aktiviteti i saj profesional vijon normalisht. Ajo thekson se e vetmja kufizim që i është vendosur për momentin lidhet me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune.

    “Jam plotësisht e lirë. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare, për të mundësuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi,” shkruan ajo.

    Pupa thotë se për shkak të një procesi ligjor në zhvillim nuk mund të japë më shumë detaje, por shpreh besim se gjithçka do të sqarohet drejt dhe në mënyrë transparente.

    Në reagimin e saj, ajo kritikon mediat për spekulimet dhe i fton të ruajnë profesionalizmin në raportim, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike.
    “Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit,” përfundon Belina Pupa.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë,
    Dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësinë që më keni treguar këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media.
    Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevojë legjitime për të vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.

    Për respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

    Një apel për mediat: ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve. Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën.

    Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit.
    Me respekt dhe mirënjohje, Belina

    akuza Australi Belina Pupa Elvis Pupa shtepi bari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi për familjen shqiptare, 19-vjeçari humb jetën pas një aksidenti në Itali, po kthehej në vendlindje për pushime

    July 25, 2026

    Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, gjykata liron edhe dy të arrestuar të tjerë, në burg mbetet vetëm ish-shefi i Komisariatit

    July 25, 2026

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    July 25, 2026

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.