Belgjika ka regjistruar një nga ditët me numrin më të lartë të vdekjeve që nga fillimi i shekullit XXI, gjatë valës së fortë të të nxehtit që përfshiu vendin në muajin qershor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga agjencia kombëtare e statistikave, Statbel.
Më 27 qershor u raportuan 650 viktima, ndërsa një ditë më pas, më 28 qershor, numri i vdekjeve arriti në 640.
Sipas Statbel, vetëm periudha e pandemisë së COVID-19 ka shënuar shifra më të larta, me 675 vdekje të regjistruara brenda një dite më 10 prill 2022.
Në kushte normale, Belgjika regjistron mesatarisht rreth 300 vdekje në ditë. Të dhënat tregojnë se vala e të nxehtit e qershorit pati një ndikim të ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë në vend.


