TIRANË– Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Krishtlindjes. Presidenti Bajram Begaj ka uruar përmes Facebook të gjithë besimtarët.
URIMI I PLOTË I PRESIDENTIT BEGAJ:
Të nderuar bashkëqytetarë të krishterë, Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja!
Krishtlindja, kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqes, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.
Për të gjitha familjet shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi! Gëzuar!



