Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Begaj takon Reporterin e PE: Shqipëria e përkushtuar të përmbushë reformat për t’u integruar në BE

    January 29, 2025
    Begaj takon Reporterin e PE: Shqipëria e përkushtuar të përmbushë reformat për t’u integruar në BE
    Reporteri i PE, Andreas Schieder dhe Bajram Begaj

    TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot në një takim raportuesin e PE.

    “Me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, për orientimin e palëkundur Euroatlantik të shqiptarëve, përkushtimin në përmbushjen e reformave për integrimin e plotë në BE, zhvillimin me standarde të plotësuara të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe ndërtimin e një besimi reciprok midis forcave politike në Shqipëri.”-shkruan Begaj krahas fotove me Andreas Schieder.

      “Nuk do të gjeni askund dy shtete si Shqipëria dhe Kosova me mbështetje më të madhe ndaj Bashkimit Evropian, ku, pavarësisht bindjes politike të qytetarëve dhe partive politike, orientimi pro Euroatlantik është i pandryshueshëm”, – u shpreh Presidenti Begaj në takimin me Reporterin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

    Kreu i Shtetit falënderoi Parlamentin Evropian si mbështetësin dhe avokatin më të madh të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, duke garantuar njëkohësisht përkushtimin e plotë të Shqipërisë për përmbushjen në kohë të reformave të kërkuara për avancimin e negociatave.

    Në takim u bisedua mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përgatitjet dhe sfidat që ky proces, siç theksoi Presidenti, të përmbushë plotësisht standardet e Bashkimit Evropian për zgjedhje të drejta, të lira e të ndershme”.

    “Më shumë se rezultati, për ne ka rëndësi procesi, standardet e zgjedhjeve demokratike. Këto zgjedhje vijnë me një risi, siç është ajo e votës së Diasporës, që duhet përshëndetur. Unë i jam drejtuar klasës politike t’i japë fund fenomeneve shqetësuese të zgjedhjeve të mëparshme, siç janë përdorimi i fondeve publike për arsye elektorale, mungesa e besimit mes partive politike, si dhe t’i jepet fund zvarritjes në nxjerrjen e rezultatit, që të mund të kemi një proces të  gjithëpranuar dhe dita e nxjerrjes së rezultatit të jetë një ditë e bukur për Shqipërinë, ku fituesi të festojë me modesti dhe humbësi të respektojë rezultatin”, – nënvizoi gjatë bisedës Kreu i Shtetit.

    Presidenti i Republikës shprehu besimin se monitorimi i procesit nga Parlamenti Evropian dhe vëzhguesit e tjerë kombëtarë e ndërkombëtare do të ndikonin në arritjen e standardeve të kërkuara./Radar.al 

    BE Presidenti Bajram Begaj Reporteri i PE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.