Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse: Dikush duhet t’u tregojë vendin njerëzve toksikë

    November 15, 2025
    Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse: Dikush duhet t’u tregojë vendin njerëzve toksikë

    Bebe Rexha është bërë sërish pjesë e debatit publik, pasi një seri komentesh të saj në platformën X (ish-Twitter) ndezën një polemikë të fortë me një përdoruese të rrjeteve sociale.

    Këngëtarja, e cila shpesh shprehet hapur për çështje sociale, reagoi mbi ndikimin e luftërave te civilët, duke theksuar se “gratë dhe fëmijët janë ata që mbajnë peshën më të rëndë të konflikteve të shkaktuara nga burrat”.

    Deklarata e saj mori reagime të shumta, por komenti më i ashpër erdhi nga një përdoruese me emrin Morgan, e cila e akuzoi Rexhën se po denigronte burrat, ndërsa shtoi edhe një provokim lidhur me bazën e fansave të artistes. Komenti i saj shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Bebe Rexhës, e cila e rishpërndau postimin dhe u kundërpërgjigj pa dorashka.

    Në reagimin e saj, Rexha e cilësoi ndjekësen “toksike” dhe kërkoi që ajo të largohej nga profili i saj. “Fansat e mi e dinë shumë mirë që kjo nuk ka lidhje me komunitetin tim gay. Dhe për ‘s’je më relevante’? Ti je në faqen time, ndaj dikush nga ne dy qartësisht është relevante”, shkroi artistja.

    Këngëtarja shtoi se nuk ka ndërmend të injorojë sjelljet toksike online dhe se shpesh vendos të reagojë për t’i vënë kufi komenteve negative. “Nuk kam ndërmend t’i lë njerëzit toksikë të shpërndajnë negativitet. Dikush duhet t’u tregojë vendin”, u shpreh ajo.

    Debati ka ndarë opinionet e ndjekësve, por një gjë mbetet e qartë: Bebe Rexha nuk e shmang konfrontimin kur ndjen se po sulmohet padrejtësisht, duke e kthyer rrjetin social në vendin ku ajo mbron hapur qëndrimet e saj.

    Bebe Rexha përfshihet në një konfrontim virtual me një fanse
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.