Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE vulos ndalimin e gazit rus, deri në vitin 2028 Evropa i mbyll rubinetin Moskës

    October 20, 2025

    Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian miratuan sot zyrtarisht planin për ndalimin gradual të importeve të gazit rus, një hap vendimtar në strategjinë e BE-së për pavarësi energjetike dhe për t’i prerë Moskës një nga burimet kryesore të të ardhurave.

    “Një Evropë e pavarur në energji është një Evropë më e fortë dhe më e sigurt,” deklaroi ministri danez i Energjisë, Lars Aagaard, i cili drejtoi bisedimet në Luksemburg. Ai pranoi se, megjithëse Europa ka ulur ndjeshëm varësinë nga gazi rus që prej nisjes së luftës në Ukrainë, “ende nuk kemi arritur në zero”.

    Vendimi i ministrave hap rrugën për finalizimin e ligjit me Parlamentin Evropian, i cili tashmë e ka miratuar draftin paraprak. Sipas propozimit, të gjitha importet e gazit rus — si nëpërmjet tubacioneve, ashtu edhe LNG-së (gazit të lëngshëm) — do të ndalohen plotësisht jo më vonë se viti 2028.

    “Ky është një moment historik për sigurinë energjetike të kontinentit,” shtoi Aagaard, duke theksuar mbështetjen e gjerë të ministrave për iniciativën.

    Paralelisht, Brukseli po përgatit një paketë të re sanksionesh, që mund të përshpejtojë ndalimin e importeve të LNG-së ruse, përpara afatit zyrtar.

    Sipas të dhënave të BE-së, në vitin 2024 Rusia furnizoi ende rreth 20% të gazit të importuar nga Evropa, kryesisht në formën e LNG-së. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, vlera e importeve nga Moska arriti në 4.5 miliardë euro.

    Sanksionet kundër Rusisë mbeten të përkohshme dhe do të rishikohen pas përfundimit të luftës në Ukrainë, por ndalimi i gazit konsiderohet një masë afatgjatë dhe strategjike që synon ta shkëpusë Evropën përfundimisht nga varësia ndaj energjisë ruse.

    Evropa gazi rus Moska
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.