Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    E rëndë/ 15-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet në sallën e edukimit fizik

    Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, 89 vota pro për misionin ndërkombëtar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin

    September 11, 2025

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja synon të pezullojë pagesat për Izraelin dhe propozoi edhe sanksione ndaj ministrave “ekstremistë” izraelitë.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor “Gjendja e Bashkimit Evropian” që mbajti para Parlamentit Evropian në Strasburg pezullimin e mbështetjes financiare për Izraelin dhe sanksionimin e ministrave “ekstremistë” izraelitë dhe të kolonëve të dhunshëm.

    “Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur ndërgjegjen e botës. Njerëz të vrarë ndërsa lypin ushqim. Nëna që mbajnë në krahë foshnje të pajetë. Këto pamje janë vërtet katastrofike.” – tha von der Leyen, duke shtuar  “Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë për Izraelin.”

    Presidentja e Komisionit Evropian tha se jo të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të jenë në të njëjtën linjë me propozimet e saj për sanksionet ndaj Izraelit.

    Sa u përket sanksioneve ndaj anëtarë të qeverisë izraelite, fjala është ndër të tjerë për ministrin e Financave, Bezalel Smotrih dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, të cilët janë vetë kolonë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe avokatë të fortë të vazhdimit dhe të zgjerimit të ngulimeve të paligjshme izraelite në rajon.

    Gjithësesi Presidentja e Komisionit Evropian tha se jo të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të jenë në të njëjtën linjë me propozimet e saj.

    Reagime nga anëtarë të Parlamentit Evropian
    Gjatë fjalimit vjetor të von der Leyen mbështetja për Gazën në Parlamentin Evropian ishte e qartë në radhët e shumë partive politike. Një numër i madh anëtarësh ishin veshur me xhaketa apo bluza të kuqe për të simbolizuar një “vijë demarkacioni për Gazën”.

    Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg i thanë DW se janë të lehtësuar që Presidentja von der Leyen tani po mban një qëndrim më të vendosur ndaj Izraelit. “Më në fund, diçka po lëviz”, tha Sandro Gozi, eurodeputet liberal, ish-ministër i Italisë për Çështjet Evropiane.

    Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, eurodeputetja holandeze Bas Eickhout, tha se propozimet e Presidentes von der Leyen janë “propozime modeste”,  “por nisur nga vendi prej nga vjen, ky është sigurisht një hap i madh”.

    Për pezullimin e marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, e cila mbështet marrëdhëniet tregtare, duhet të bien dakord të 27 vendet e BE-së. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë për shkak të Hungarisë, dhe ndoshta edhe të Gjermanisë, të cilat mund të vendosin veton.

    Qëndrimi gjerman ndaj propozimeve

    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se qeveria gjermane “është njoftuar” për propozimet e BE-së dhe do të angazhohet në “dialog” me shtetet e tjera anëtare.

    “Presidentja e Komisionit e bëri të qartë se do të dialogojë me shtetet anëtare mbi detajet e propozimeve të saj”, tha ai. “Ne po presim për këtë. Sigurisht që do të marrim pjesë në këtë dialog dhe tashmë jemi të angazhuar në një dialog të vazhdueshëm për masat e duhura brenda kornizës së BE-së.”

     

    Izraeli Ursula von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    April 17, 2026

    E rëndë/ 15-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet në sallën e edukimit fizik

    April 17, 2026

    Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, 89 vota pro për misionin ndërkombëtar

    April 17, 2026

    Irani njofton hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit gjatë armëpushimit

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.